Tronditëse në Itali, kryebashkiaku vihet nën hetim për dhunë ndaj gruas së tij Policia metropolitane në Londër njoftoi se ka kapur një shumë rekord prej 180 milionë paundësh të kriptomonedhave, që lidhet me pastrimin e parave ndërkombëtare në Britaninë e Madhe.
Ky është sekuestrimi më i madh e këtij lloji në Mbretërinë e Bashkuar – duke mundur rekordin e mëparshëm të vendosur kur u konfiskuan 114 milion paund të kriptomonedhës më 24 qershor.
Një grua 39-vjeçare, u arrestua nën dyshimin e pastrimit të parave në 24 qershor, ndërsa është pyetur edhe për sasinë e re, ndërkohë që është nën hetim në gjendje të lirë.
Transaksionet e bëra duke përdorur kriptovaluta mund të sigurojnë më shumë anonimitet për dërguesit dhe marrësit e parave.
Kriptomonedhat janë para dixhitale që nuk lëshohen nga bankat. Ato mund të tregtohen dhe investohen si çdo monedhë tjetër.
Gjatë bllokimit nga covid vlera totale e përdorimit të kriptomonedhave është rritur nga rreth 175 miliardë stërlina në më shumë se 1.7 trilionë.
Shifrat nga vëzhguesit financiarë të Mbretërisë së Bashkuar tregojnë se qindra mijëra njerëz i kanë këto monedha dixhitale.
Top Channel