Ministri i Jashtëm grek pret në takim Albin Kurtin, zbulon çfarë kanë diskutuar

13/07/2021 17:47

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka pritur në një takim kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në Greqi.

Përmes një shënimi në Twitter, Dendias bën me dije se gjatë takimit është diskutuar rreth perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, dialogut Beograd-Prishtinë dhe bashkëpunimit ekonomik.

“Pas mbledhjes së fundit në Prishtinë, unë takova kryeministrin Albin Kurti në Athinë. Ne diskutuam rreth perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, dialogut Beograd-Prishtinë dhe bashkëpunimit ekonomik”, shkroi Dendias.

Më herët Albin Kurti, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia “do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në rajon”.

Greqia dhe katër vende të tjera të Bashkimit Evropian, Spanja, Rumania, Qiproja dhe Sllovakia, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur në shkurt të vitit 2008.

Greqia dhe Kosova duhet t’i forcojnë marrëdhëniet bilaterale për shkak të lidhjeve të gjata historike dhe qëllimit të përbashkët për një të ardhme më të mirë në Ballkan”, tha Kurti, citon një komunikatë e lëshuar nga zyra e tij.

Kurti po ashtu theksoi rëndësinë që, sipas tij, ka përkrahja e shtetit grek për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA