Kombëtarja e Femrave në futboll zhvilloi pasditen e së hënës miqësoren e parë ndaj Turqisë, një sfidë kjo që u zhvillua në stadiumin Elbasan Arena në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Botërorit të futbollit të femrave të vitit 2023 që do të zhvillohet në Australi dhe Zelandën e Re.
Skuadra e drejtuar nga armir grima, ndonëse u paraqit mirë në fushën e lojës e humbi këtë ndeshje me rezultatin 2-1.
Vajzat kuqezi e nisën mjaft mirë sfidën teksa që në minutën e 4-t morën avantazhin në rezultat me Arbenita Currajnl, pas një pasimi të marrë nga Franja. Pas këtij goli, Turqia nisi të reagojë dhë në minutën e 38 gjeti golin e barazimit në 1-1 me Ebri Topcu dhe me këto shifra skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes në përfundim të pjesës së parë.
në 45 minutat e dyta, grima vendosi të bëjë zëvendësime dhe i dha mundësinë 17 vjecares Anna Memija që të bëjë debutimin e saj me fanelën e kombëtares shqiptare në minutën e 61 të sfidës. Megjithatë pak minuta më vonë ishte Turqia ajo që u pa në zonën tonë teksa fitoi një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Ebru Topcu që me këtë dygolësh i dha mundësinë skuadrës turke që të fitojë me përmbysje 2-1 këtë miqësore. Pak ditë më vonë, kombëtarja shqiptare e Femrave do të luajë një tjetër miqësore me Turqinë në “Selman Stërmasi.”
Top Channel