Ndërtohet në Dubai pishina më e thellë në botë! Mbushet me 14 milion litra ujë

12/07/2021 12:03

Shtëpia e qiellgërvishtëses më të lartë dhe qendra më e madhe në botë, Dubai, sapo ka thyer një tjetër rekord, pasi ka përfunduar ndërtimi i pishinës më të thellë.

Zhytësit mund të eksplorojnë një qytet të tërë nënujor, madje të luajnë shah dhe të lundrojnë nëpër shpella ndërsa shijojnë eksperiencën unike të Deep Dive Dubai.

Me një thellësi marramendëse prej 60 metrash, pishina, pjesë e “Deep Dive Dubai” i ka vjedhur rekordin “Deepspot” të Polonisë, e cila ka një thellësi mbi 45 metra.

Për të mbushur pishën, duhen plot 14 milion litra ujë, e barasavlefshme me 6 pishina të përmasave olimpike.
Princi i kurorës së Dubait, Sheikh Hamdan Bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum ishte ndër të parët që vzitoi këtë mrekulli të teknologjisë dhe ndau eksperiencën në rrjetet sociale.

Deep Dive Dubai është tashmë e hapur për të ftuarit, por vitin tjetër çdokush mund të rezervojë biletën e tij.

Top Channel