Marrëveshja “kursimtare”/ Britania e Madhe kursen miliona paund nga deportimet e shpejta të shqiptarëve

12/07/2021 12:18

Top Channel, një ditë më parë publikoi dokumentin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, thelbi të cilës është shpejtësia e procedurave të dëbimit të shqiptarëve ilegal dhe atyre që ndodhen në burgje.

E quajtur nga media ishullore si një marrëveshje historike, në vetvete kjo është një marrëveshje që i leverdis më së tepërmi palës angleze dhe uljen e shpenzimeve në mbajtjen në burgje të kriminaleve shqiptarë.

Sipas ministrisë së brendshme angleze Home Office nga muaj Prill e deri më tani janë dëbuar 250 shtetas shqiptarë me precedentë penal.

Sakaq sipas statistikave të kësaj ministrie deri në muajin Gusht të 2019 në burgjet angleze ishin 876 shqiptarë por statistikat tregojnë se në Mars 2021 numri u dyfishua në 1,574.

Duke llogaritur koston vjetore prej 44.600 stërlina për mbajtjen në burg të një personi, shtetit anglez i duhet të shpenzojë 70 milion stërlina në vit, vetëm për të burgosurit aktual shqiptarë.

Priti Patel sekretare e shtetit për punën e brendshme, 10 ditë më parë i paraqiti parlamentit ligjin e ri për emigracionin ku parashikohet një dënim prej 4 vite burg për ata kriminelë të dëbuar dhe të rikthyer përsëri në Angli.

Gazeta Daily Telegrap disa javë më parë shkruante se shqiptari Dorian Puka, i dënuar dy herë për grabitje shtëpish në Londër i dëbuar dy herë është rikthyer përsëri.

Ndërsa Mail on Sunday publikoi historinë e shqiptarit Riza Vatoci i cili pasi u ekstradua në Shqipëri në vitin 2012,  për të vuajtur dënimin prej 15 vitesh për vrasjes u rikthye përsëri për të hapur një lavazh.

 

 

 

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA