Kujdes! Një shishe uji në makinë mund t’i vërë flakën mjetit tuaj, në këto temperatura të larta
12/07/2021 17:05
Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e të nxehtit afrikan është rritur edhe numri i automjeteve që marrin flakë në ecje.
Faqja “Aksidente rrugore” në facebook ka ndarë një moment ilustrues, i cili tregon se si merr flakë një makinë vetëm përmes shishes së ujit në ndërveprim me temperaturën e lartë.
Nga video duket se kontakti i shishes plastike të ujit me copën që vesh sediljet e automjetit në diell, krijon probabilitet për zjarr brenda makinës.
Top Channel