Apeli i Posaçëm i GJKKO ka shpallur sot vendimin për grupin e grabitësve të Rinasit.

Sipas informacioneve, Apeli i GJKKO ka dënuar Dash Kupën me 27 vite burg, Ernest Kupën dhe Neim Avdylaj me 26 vjet burg, Fatjon Xhyliun me 21 vite burg, Dritan Sinanin me 20 vite burg dhe Aleksandër Muratajn 19 vjet burg.

Ndërsa, Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja, bashkëpunëtorë të drejtësisë, u dënuan me 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie.

Të gjithë të arrestuarit do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit në aplikim të gjykimit të shkurtuar.

Grupi i grabitësve të Rinasit arritën të merrnin 4.6 milion euro më 9 prill të vitit 2019.

Gjatë grabitjes në Rinas u vra Admir Murataj që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes ku dështoi edhe siguria e Aeroportit.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel