Në redaksinë e emisionit Fiks Fare janë ankuar banorët e zonës së Golemit për mbetjet urbane që kanë pushtuar vendin. Të alarmuar ata shprehen se plehrat qëndrojnë me ditë aty, duke rrezikuar kështu shëndetin e fëmijëve të tyre.

Grupi i xhirimit të Fiks Fare udhëtoi drejt Golemit për të parë se në çfarë gjëndje është zona, por që në momentin që futesh në Golem përballesh me pamje që lënë për të dëshiruar, pasi e gjithë rruga që përshkohet për të shkuar në plazh është e mbuluar nga plehrat.

Vendasit shprehen të indinjuar se makinat e pastrimit të mbetjeve shkojnë vetëm 1 herë në javë, duke e lënë vendin të kthehet në pirg plehrash.

Ndërsa pushuesit pohojnë se rreziku i infektimit dhe aromat e pakëndshme, të cilat shkaktohen nga mbeturinat përbëjnë një problem tepër shqetësues në mbarëvajtjen e pushimeve të tyre.

Emisioni Fiks Fare arriti të kontaktojë me përgjegjësin e firmës së pastrimit, ku ky i fundit deklaroi se “Kemi pasur disa probleme me shkarkimin e mbetjeve, por brenda kësaj jave do ta zgjidhim këtë problem dhe çdo gjë do t’i kthehet normalitetit. Do të shtojmë 60 kosha në të gjithë vendin dhe pastrimi do të bëhet çdo ditë.”

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA