Autori i aksidentit me 2 viktima u dënua me 4 vite burg/ Flet babai i Zhaneta Qalliut: Gjykata ma vrau edhe një herë vajzën

12/07/2021 17:39

Autori i aksidentit tragjik, që ka ndodhur mbrëmjen e 13 shtatorit në dalje të tunelit të Elbasanit, ku humbën jetën dy vajza të reja dhe mbetën të plagosura dy të tjera, është dënuar me 4 vite burg. Lusinda Garuja dhe Zheneta Qallia,banuese në Shkodër ishin dy viktimat e aksidentit tragjik.

Në lidhje dënimin me 4 vite burg të autorit të kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar edhe babai i një prej viktimave, Et’hem Qalliu, babai i të ndjerës Zhaneta Qalliu.

Ai ka thënë se Gjykata shqiptare me vendimin që ka dhënë i ka vrarë për herë të dytë të 4 vajzat.

Babai i Zhanetës: Si mund ta presi një baba këtë vendim me 4 vite heqje lirie, kur dënimi është nga 5-20 vite. Ishte Gjykata shqiptare që e vrau edhe një herë vajzën time. Shkova aty se kisha shpresë te drejtësia, te ligji. 5-20 pak mu dukte mua po thash hajde se kështu e ka ligji. Kur erdhi puna e vendimit u dënua 6 vite u ul  1/4  dhe ngeli 4 vite. 4 vite për dy vajza të reja edhe dy plagosje.

Çdo gjë ia lë në dorë drejtësisë për këtë person, familjarët nuk kanë asnjë lloj pune në këtë mes. Nuk na ka interesuar kurrë që të dimë kë ka vajzë, motër, vëlla, familje, në kontekstin e hakmarrjes, asnjëherë!

Pas nja 7 muajve apo 8, që as na kanë prurë ngushëllime, ka ardhur mbesa e personit, që ishte edhe avokatja e tij dhe nuk e di a lejohet që mbesa të jetë edhe avokatja e personit.

Ajo tha kemi ardhur të kërkojmë falje, falje i thash unë ka 8 muaj, megjithatë i thash me ju nuk kemi punë.

Ai ka nxjerë raporte se është me tumor, jam me këtë, jam me atë. Gjykata nuk i ka vërtetuar dhe ka vërtetuar vetëm se çfarë ka dërguar kjo avokatia.

Nga drejtësia presim maksimumin. Këtu është duke u vërtetuar se ska drejtësi. Më krim që ka bërë Gjykata nuk ka bërë as ai personi. Pra këtë herë të dytë ata vranë 4 të rinj esëll, se ai tha se ishte i pirë, po Gjykata esëll i vrau.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA