Parodistja australiane habit me imitimin e Emily Ratajkowski në foton në bikini

10/07/2021 16:18

Komediania Celeste Barber ka ‘tërbuar’ së fundmi fansat duke vijuar serinë e imitimeve qesharake të fotove seksi, të yjeve të rrjeteve sociale, me riprodhimin e një poze në bikini të Emily Ratajkowski.

Barber ka treguar edhe më parë që di të bëjë njerëzit të qeshin, pasi ka mbajtur në emocion më shumë se 8 milionë fansat e saj gjatë pandemisë duke imituar pozat vanitoze të grave të ekranit dhe medias.

Në postimin e saj të fundit ajo kthen vëmendjen nga Emily Ratajkowski e cila është shfaqur në bikini duke drejtuar monopatinin Segway në plazh.

Bukuroshja brune dukej në formë të përkryer pas lindjes së fëmijës së parë me bashkëshortin Sebastian Bear-Mcclard.

Por kur Celeste mori shansin për të riprodhuar imazhin – fansat e pëlqyen edhe më shumë se origjinalin.

Parodistja ruante të njëjtën posturë trupore por nuk qëndronte mbi një mjet Segway.

Ajo ishte ngjitur mbi një karrocë dhe mbante veshur një bikini të argjendtë dhe të poshte të zeza.

Postimi i saj kishte marrë 723,000 pëlqime.

Një nga komentuest shkruante: “Rrotat e vogla janë shumë më seksi”.

FOTO GALERI
2/9
Bemat e meparshme te australianes ...

Top Channel