Katie Price, ka zbuluar së fundmi se dukej si një “përbindësh” pas operacioneve plastike të kryera së fundmi.

Ylli televiziv ka fluturuar drejt Turqisë, ku edhe çoi ekipin e saj të “Youtube” për të filmuar për fansat.

43-vjeçarja ka bërë liposuksion të plotë të trupit, ngritje sysh dhe buzësh. Nga fotografitë e publikuar nga media prestigjioze, Price me shumë vështirësi njihet.

Ajo është zgjuar kur i thanë se kishte nevojë për një transfuzion. Nëna e pesë fëmijëve pranoi duke thënë: “Çfarë kamë bërë?”. Ndërsa i fejuari i saj, Carl Woods, i cili e shikonte në sallën e operacionit, kishte frikë se kishte vdekur.

“Sinqerisht unë kam shkuar në ferr dhe jam kthyer. Ishte e tmerrshme. O Zot, dukem si një përbindësh nga një film horror”, ka thënë 43-vjeçarja për “The Sun”. Ajo ka shtuar se ka menduar se do të vdesë.

“Jam zgjuar me vrima dhe qepje në të gjithë trupin. Unë dua që Katie e vjetër të kthehet”, ka thënë ajo.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel