Situatat në shtëpinë e BBV, Miri në lot: Kam një arsye shumë të fortë, më lindi këtu, s’mund… Demokratët janë në kërkim të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm të cilët ndikuan në rezultatin humbës të opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit.
Pjesë e analizës do jetë edhe impakti që pati djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale.
Ivi Kaso: Sigurisht do ketë vlerësim dhe gjykim për të gjitha këto. Pra dhe problematikat e brendshme që e kanë pamundësuar PD dhe opozitës te përformonte në nivelet të pritshme apo të dëshiruara. Por, kjo vendimmarrje s’ju takon degëve, por një gjykimi serioz të Kryesisë PD.
Një pjesë e drejtuesve politik dhe degëve dorëzuan këtë të hënë raportet e tyre mbi analizën e rezultatit ku identifikohen njerëzit të cilët punuan kundër PD-së, si dhe faktorët e humbjes.
Ivi Kaso: Kam qenë dëshmitar i ndërhyrjes nga kundërshtari politik për atë që cilësohet masakër elektorale. por kam vërejtur edhe problematika te mosfunksionimit te zinxhirit të partisë.
Disa kandidatët u angazhuan të mblidhnin sa me shume vota preferenciale, por a e dëmtuan rezultatin në përpjekjen e tyre individuale?
Ivi Kaso: Jo detyrimisht është fenomen i dëmshëm për sa kohë ndërthuret aspirata personale me objektivin elektoral të partisë/
Aleatët e Partisë Demokratike nuk mbeten jashtë fokusit, ku demokratët nuk i kanë kursyer rezervat për mungesën e tyre ne terren gjate fushatës. Dalja e LSI me listën e saj renditet si një tjetër faktor penalizues ne arritjen e objektivit final.
Top Channel