Projekti në Sazan, Ibrahimaj: Po negociojmë me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar

29/06/2026 13:43

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për shtyp foli për projektin në Sazan, ku u shpreh se ka filluar puna për zhvillimin e zonës.

Pyetjes së gazetarëve nëse ekziston projekti i Sazanit, Ibrahimaj tha se shteti shqiptar është duke negociuar me kompaninë mbi përqindjen që do të ketë. Sakaq theksoi se sapo të ketë një pasqyrë me të qartë, do bëhen transparente për publikun.

Pyetje: Ekziston projekti në Sazan?

Ibrahimaj: Në Sazan kemi filluar punën për të bërë disa veprime në lidhje me zhvillimin e zonës. Sazani është një ishull i cili do të mbetet në pronësi të shtetit shqiptar. Shteti do të futet si bashkëpronar, bashkëinvestitor. Jemi duke negociuar me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar. Sapo të kemi një pasqyrë më të qartë, do t’i bëjmë transparente.

Top Channel