Maja e Jankës, në fshatin Vithkuq të Korçës vijon të jetë nën “pushtetin” e flakëve. Prej më shumë se 3 ditësh, flakët vijojnë të djegin pisha dhe shkurre.
Në luftën me flakët janë angazhuar 20 forca të ushtrisë dhe një mjet zjarrfikës, teksa po ndihmojnë edhe banorët e zonës.
Terreni është i vështirë për ndërhyrje ndërsa deri më tani janë djegur rreth 5 hektarë pisha dhe shkurre. Ndërhyrja po bëhet me mjete rrethanore në mënyrë që të neutralizohen flakët për të shamagur avancimin e tyre në zonat përreth.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por grupi hetimor po punon zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nuk përjashtohet pista që të jetë zjarr i qëllimshëm, ndërkohë që situata vijon kritike edhe në malin Tomorrit ku prej 6 ditësh janë shkrumbuar 23 hektarë pyll
Top Channel