Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Vithkuq të Korçës
04/07/2021 17:14
Temperaturat e larta të stinës së verës bëhen shkaktare për djegin e qindra pemëve, çdo vit, në vendin tonë.
Megjithatë, shpesh herë raportohet për zjarrvënie të qëllimshme. Banorët e zonave malore, i venë flakën parcelave, për t’i përdoruar më pas për bujqësi ose blegtori.
Ndërkaq, një hektarë pisha e bimësi në zonën e Vithkuqit, në majën e Jankës, janë përfshirë nga flakët.
Për më shumë se 3 ditësh ky zjarr vijon të jetë aktivë, duke shkrumbuar bimësinë e kësaj zone.
Ndërkohë, vijojnë ndërhyrjet me mjete rrethanore për izolimin e vatrave aktive.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që po punohet për shuarjen e tij.
Top Channel