Shtrohet në spital Papa Françesku, pritet t’i nënshtrohet një operacioni

04/07/2021 20:59

Papa Françesku është shtruar të dielën në spital, për t’iu nënshtruar një operacioni të planifikuar në zorrën e trashë.

Lajmi është konfirmuar nga Selia e Shenjtë, e cila bëri me dije se Papa vuante nga një “stenozë divertikualare simpomatike” e zorrës së trashë dhe që pritet të operohet nga profesor Sergio Alfieri në poliklinikën Gemelli në Romë.

Në njoftimin e shkurtër të dielën pasdite nuk thuhej se kur do të kryhej operacioni, por se do të kishte detaje kur operacioni të përfundonte.

Vetëm tre orë më herët, Ati i Shenjtë kishte përshëndetur publikun në Sheshin e Shën Pjetrit, si zakonisht të dielave, dhe u tha atyre se ai do të shkojë në Hungari dhe Sllovaki në shtator.

Një javë më parë, Papa 84 vjeçar kishte përdorur të njëjtën përshëndetje të së dielës për t’i kërkuar publikut që të bënte një lutje të veçantë për të, gjë që me njoftimin e fundit të lë të kuptosh se ndoshta kishte pasur ndër mend operacionin e planifikuar në Poliklinikën Gemelli të Romës.

Top Channel