SHBA i dhuron Kolumbisë 2.5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

03/07/2021 02:20

Në aeroportin ndërkombëtar “El Dorado” në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, mbërritën 2.5 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson kundër COVID-19 të cilat SHBA-ja i ka dhuruar Kolumbisë.

Në ceremoninë e marrjes së vaksinave në dorëzim, mori pjesë edhe presidenti Ivan Duque i cili në një fjalim tha se janë mirënjohës ndaj mbështetjes së presidentit amerikan Joe Biden. “Këto vaksina do t’u shërbejnë 2.5 milionë kolumbianëve. Këto 2.5 milionë doza të vaksinës do të shpëtojnë jetë, do të prodhojnë shpresë dhe dobi për vendin tonë. Ky është dhurimi më i madh i vaksinave të dërguara deri më tani në rajon”, tha Duque.

Ministri i Shëndetësisë së Kolumbisë, Fernando Ruiz tha se vaksinat e ardhura do të aplikohen tek qytetarët mbi 50 vjeç dhe se kanë përcaktuar pikat e shpërndarjes.

Ambasada e SHBA-së në Bogota në një deklaratë lidhur me dhurimin e vaksinave, vihet në dukje aleanca e fortë mes dy vendeve dhe jepet mesazhi për unitet kundër COVID-19.

Top Channel