Janë të gjithë fotografë të ardhur nga shumë vende të Europës për të fotografuar biodiversitetin e liqenit të Shkodrës.
17 të apasionuarit e Wild Europe kanë për qëllim evidentimin dhe krijimin e një fondi unik që deri tani i ka munguar të jetës së egër në vendin tonë. Jetmir Troshani është djali nga Shkodra që u bë iniciator i kësaj nisme.
Për fotografët miq, biodiversiteti i liqenit është tejet i pasur.
“Kam bërë një rruge të gjatë nga Serbia, rreth 10 orë, por jam shumë i kënaqur që jam këtu. Është i gjithë liqeni i veçantë, ka shume zogj të rrallë, natyra është e bukur, Shkodra po ashtu”, thotë Nenad Mihajlovic
“Unë jam nga Berlini dhe erdha këtu me dëshire sepse Jetmiri me ftoi. Është hera e parë dhe biodiversiteti ketu është shumë i rrallë. Për shembull, Pelikani Kaçurrel qe ne fotografuam, është shume i rrallë në të gjithë Europën, por ju keni shumë. Kam bërë më shume se 2000 foto sot”, tregon Stefan Schlegl.
Liqeni i Shkodrës është një pasuri e madhe për Shkodrën, Shqipërinë dhe të gjithë rajonin dhe fotografimi i biodiversitetit është një hap i rëndësishëm për promovimin, ruajtjen dhe arkivimin e tij.
Top Channel