Temperaturat e larta të stinës së verës bëhen shkaktare për djegin e qindra pemëve, çdo vit, në vendin tonë.
Megjithatë, shpesh herë raportohet për zjarrvënie të qëllimshme. Banorët e zonave malore, i venë flakën parcelave, për t’i përdoruar më pas për bujqësi ose blegtori.
Sipas gazetares së Top Channel, Bruna Kërçuku, ndëshkimet e dobëta për autorët, apo akoma mëm= keq, mungesa e ndëshkimit, ndikon në shtimin e zjarrvënieve të qëllimshme.
Shërbimi zjarrfikës në Elbasan shprehet se marrin çdo ditë telefonata, për të pakën 2 vatra zjarri. Terreni e vështirëson më shumë punën e tyre, pasi mjetet nuk mund të kalojnë në rrugët e ngushta apo të bllokuara në male. Janë banorët që punojnë për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore.
Top Channel