VIDEO/ Zjarr në Shushicë, rrezikohen disa banesa, shërbimet zjarrfikëse nisen drejt vendngjarjes për shuarjen e flakëve

21/09/2026 14:35

Dy automjete të shërbimit zjarrfikës janë nisur drejt fshatit Bunavi dhe Grabian në Njësinë Administrative Shushicë, Vlorë, pas përhapjes së një zjarri në zonë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët rrezikojnë tre banesa, ndërsa zjarrfikësit po shkojnë në terren për të ndërhyrë dhe parandaluar përhapjen e zjarrit drejt banesave.

Shefi i repartit të ndërhyrjes kundër zjarrit në zjarrfikësen e Vlorës, Luan Kapaj thotë se rreziku në zonë vijon të jetë maksimal. Sipas tij është përjashtuar rreziku për djegien e banesave, por vijojnë të digjen rrënjë të shumta me ullinjtë dhe pemëtari të zonës.

Top Channel