U gjet pa jetë pak metra larg makinës, del ekspertiza për 29-vjeçaren franceze. Ja dyshimet që ka policia

02/07/2021 18:08

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me rrethanat e vdekjes së 29-vjeçares franceze Violet Gigano, e cila u gjet e vdekur, pasditen e djeshme, në Kretë. Vendi ishte afër plazhit Krios, vend ku u gjet edhe makina që 29-vjeçarja kishte marrë më qira.

Mediet greke shkruajnë se trupi i saj i pajetë u gjet midis Elafonissi dhe Krios. Nga ekspertiza e trupit të viktimës u zbulua se trupi i saj ishte dekompozuar dhe autoritetet vlerësuan se vdekja e saj ndodhi në ditën kur francezja zhduki gjurmët.

Eksperti mjekësor ka thënë se 29-vjeçarja nuk ka qenë viktimë e veprimtarisë kriminale, por pavarësisht kësaj autoritetet filluan menjëherë një hetim për shkakun e vdekjes së saj.

Skenari i ngjarjes sipas policisë

Autoritetet greke dyshojnë se 29-vjeçarja mund të ketë humbur, pasi ishte në një zonë jashtë shtegut E4 dhe në atë moment t’i ketë rënë fikët për shkak të nxehtësisë. Në këtë moment ajo nuk ka mundur që të përmendet më për shkak të pafuqisë , por mbeti e pafuqishme. Por sigurisht, nuk është përjashtuar mundësia e një aksidenti, që vajza të ketë rëshkitur.

Ardhja në Greqi

Francezja 29-vjeçare mbërriti në Chania vetëm në 21 Qershor, në mënyrë që të shijonte një pushim të shkurtër. Ajo mori me qira një makinë dhe shkoi në një hotel në Paleochora, ku kishte rezervuar qëndrimin e saj. Pastaj ajo filloi të shëtiste në zonë për të shijuar peizazhin.

29-vjeçarja ishte e pranishme në rrjetet sociale duke hedhur herë pas herë foto dhe video nga ekskursionet e saj në zonë. Në të njëjtën kohë, ajo kishte kontakte me familjen e saj. Por kjo ndodhi deri më 23 qershor, pasi një ditë më pas ajo do të humbiste gjurmët. Familja e saj u përpoq të kontaktonte me të, por pa rezultat.

E reja kishte planifikuar që të largohej drejt Francës në 28 qershor, por asnjëherë nuk shkoi në hotel për të marrë gjërat. Familja e saj, me ndihmën e autoriteteve franceze, informoi EL.AS lokale, që filluan menjëherë operacionin e madh për të gjetur turisten.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel