Sëmundja e rrallë, vajza pesë muajshe kthehet në “gur”!

02/07/2021 18:05

Prindërit e një vajze 5 muajshe që po kthehet në gur, siç shkruajnë mediat britanike, e kanë bërë publike dhimbjen e tyre me shpresën që t`i ndihmojnë të tjerët të shohin në kohë shenjat paralajmëruese të kësaj sëmundjeje të rëndë, e cila prek rreth 2 milionë njerëz në botë.

Lexi Robbins u lind e shëndetshme, por prindërit e saj Alex dhe Dave mësuan më vonë nga mjekët se ajo vuante nga Fibrodysplasia Ossificans Progressiva, FOP, që i bën indet e buta në sistemin skeletor, të tilla si muskujt, tendinat dhe ligamentet, të kthehen në inde të forta të eshtrave.

Ajo çon drejt një ngurtësimi të trupit duke detyruar të sëmurët që deri në moshën 20 vjeç të mbërthehen në shtrat, ndërsa jetëgjatësia nuk shkon më shumë se 40 vjeç. Është një problem gjenetik i cili mund të shkaktojë formimin e kockave jashtë skeletit, duke kufizuar lëvizjen e duke bërë që nga këtu të lindë krahasimi me kthimin e trupit në gur.

Familja, nga Hemel Hempstead e Anglisë dëshiron që prindërit e tjerë të mësojnë shenjat e sëmundjes së rrallë. Lexi lindi më 31 janar dhe prindërit e saj thanë se gjëja e parë që vunë re ishte se ajo nuk kishte lëvizshmëri tek gishtat e mëdhenj, të cilët edhe në pamje nuk dukeshin shumë mirë. Në muajin prill i bënë grafi, dhe aty u pa se gishtat e mëdhenj ishin bashkuar e kishte rritje kockash në këmbë.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA