Ilustruese

Banorët e pallatit 39 në rrugën Hasan Kushta në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës ankohen në Fiks Fare se janë futur në shtëpitë e tyre që në vitin 2004 -2005.

Pallati i tyre është ndërtuar nga firma “ELVI2”. Që prej asaj kohe pronarët e apartamenteve nuk mund të marrin Certifikatën e Pronësisë, pasi investitorët kanë bërë shtesë në lejen e ndërtimit, ka shpall edhe falimentin.

Banorët janë ankuar në çdo institucion, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ata tentuan edhe t’i legalizonin apartamentet e tyre si ndërtim pa leje, por nuk mundën. E vetmja mundësi për ta ishte drejtimi i problemit të tyre në Fiks Fare.

Fiksi u interesua në Bashkinë Vlorë ku mësoi se në sistemin elektronik të lejeve nuk rezulton aplikim nga subjekti “ELVI 2”, për pajisje me Certifikate Përdorimi.

Gjithashtu Fiksi iu drejtua edhe Kadastrës Vlorë në lidhje me aplikimin që kishin bërë banorët për legalizim. Specialisti Mandi Jaho shpjegoi se jo të gjithë banorët kishin aplikuar. “Që procesi të fillojë dhe të përfundojë duhet që të gjithë banorët të kenë aplikim ose të vinë me kontratat përkatës për njësitë individuale për të cilat ata posedojnë dhe të përfshihet në proces legalizimi dhe më t’u bërë dokumentet, që mirë është të jetë një person i autorizuar që të merret me të gjithë procedurën nga fillimi deri në përfundimin e legalizimit” shpjegoi Jaho.

Kjo bëhet gjithmonë nëse firma ka shpallur falimentin dhe e paraqet si dokument, pasi mund të jetë bërë si aplikim për legalizim të objektit nga firma e ndërtimit dhe procedura vazhdon në emër të firmës. Specialisti i kadastrës sqaron se nëse banorëve nuk u jepet ky dokument nga firma, ata duhet të kërkojnë të marrin konfirmimet përkatëse, gjithashtu edhe Kadastra merr informacion nga Drejtoria e Financave nëse kjo firmë që ata kanë bërë kontratën është aktive apo jo. Me përgjigjen negative banorëve u lind e drejta që të gjithë bashkë si pallat të nisin procedurat e legalizimit.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA