EMRI/ 58-vjeçari hyn në det për t’u larë, por gjen vdekjen
02/07/2021 17:35
Një 58-vjeçar, banues në Burrel është mbytur në plazhin e Tales.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:35 të pasdites, ndërsa viktima është identifikuar si Naim Mustafaj.
“Rreth orës 17:35 , në plazhin e Tales ,Lezhë është mbytur në det shtetasi N.M.,58 vjeç, banues në Burrel”, njofton policia.
Ndërkohë grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel