E cituar në Bibël e Kuran, ringjallet pema që “shëron gjithçka”

02/07/2021 18:10

Palmat e hurmave, që gjendeshin dikur nga Liqeni i Galilesë deri në Detin e Vdekur, ishin kthyer në një simbol të jetës dhe begatisë, e vlerësoheshin që në lashtësi për vetitë e tyre medicinal.

I quanin madje si pema “ që shëron gjithcka”.  Tani, një ekip shkencëtarësh ka arritur të riktheje në jetë farat e lashta të tyre. Doktoresha Elaine Solowey dhe. Sarah Sallon, nga instituti i Aravas në Izrael bënë që një filiz i ri të mbinte nga një farë 2 mijë vjeçare, e zbuluar në një vazo në Masada, fortesa e famshme pranë Detit të vdekur.

Ato i vunë emrin “Methuselah” , sipas personit më të vjetër në Bibël. Bima vazhdoi të rritej dhe tashmë ka mbërritur një gjatësi prej gati  4 metrash. pas shumë përpjekjesh, ekipi ia doli të merrte dhe frytet, të cilat nuk janë 100% rikrijimi i saktë i hurmave të lashta të Arabisë. Megjithatë, ato duket se afrojnë shumë me frutat e këtij lloji të konsumuara në kohën e Krishtit. Sarah Sallon thotë se bimët nga ky rajon kanë rëndësi të veçantë pasi përmenden edhe në librat e Shenjtë.

“Hurma e Judës ishte shumë e vlefshme dhe shumë e njohur për kohë, jo thjesht si ushqim, por edhe për vetitë kurative. Kur dëgjova se kishte fara antike të gjetura në gërmimet arkeologjike, mendova se do të ishte interesante të shihnim nëse mund të përpiqeshim t’i rrisnim ato”, u shpreh ajo. Farat u gjetën në të ashtuquajturat “dhoma magazinimi”, dhe mendohet se ishin mbledhur aty për judenjtë që i fshiheshin pushtuesve romakë.

Top Channel