A keni ëndërruar ndonjëherë të jeni nën shoqërinë e njerëzve të famshëm, atyre më të preferuar për ju?
Dëshironi të jeni ju vetë të famshëm dhe të ecni në tapetin e kuq? Të ishit pjesë e filmit tuaj të preferuar? Të bëheni personazhi kryesore dhe të shpëtoni jetë? Epo, ju mund ta bëni… Sigurisht, nëse dini të përdorni Photoshop!
Artisti vietnamez me emrin Huy Xuan Mai di të përdorë mjaft mirë Photoshop e të redaktoj fotot në mënyrë që të ‘kalojë kohë’ me çdo të famshëm që ai dëshiron!
Ai vendos veten në filma e postera, ndërsa gjithmonë mban një veshje të ngjashme, pa këmishë, pantallona të shkurtra me lule.
Hyu arrin ‘të vendosë’ aq mirë veten e tij në imazh, sa ju do besoni se ai me të vërtetë ka takuar Taylor Swift, Thor apo Iron Man, e shumë të tjerë.
Top Channel