Të tjera detaje të reja vijojnë të dalin në dritë mbi vrasjen që tronditi Greqinë, ku piloti 32-vjeçar mbyti bashkëshorten e tij 20-vjeçe, Caroline, në sy të foshnjës 11-muajshe.
Mediat e njohura britanike “Mirror” dhe “Daily Mail” zbuluan ditën e sotme versionin e një skenari të ri “të errët”, i cili deri më sot nuk është raportuar zyrtarisht nga autoritetet greke, skenar që ngre dyshime se Babis Anagnostopoulos ishte përfshirë në trafik droge, por “The Sun” zbulon të tjera detaje rreth çiftit.
Media prestiogjioze britanike “The Sun” citon një burim, i cili thekson se kohët e fundit piloti po e mbikëqyrte gruan e tij dhe madje kishte instaluar një aplikacion gjurmimi në telefonin e saj celular për të kontrolluar lëvizjet.
“Policia greke dyshon se Babis Anagnostopoulos e vrau gruan në mënyrë që t’i “mbyllte gojën”, kur nëna e re zbuloi se ai po e përdorte helikopterin e tij për të transportuar drogë”, shkruan “Mirror”.
“Blerja e fundit e një ngastre toke me vlerë 170,000 euro” sipas “Mirror” por edhe “pushimet luksoze, të tilla si udhëtimi i fundit në Dubai, duket se kanë bërë që oficerët e policisë të besojnë se piloti mund të jetë i përfshirë në trafik droge”, thuhet më tej në artikull.
Piloti ka mohuar akuzuat, por edhe thashethemet për përfshirjen e një personi të tretë në marrëdhënien e tij me Caroline./GazetaShqip
Top Channel