Mashtrimi i italianit në Vlorë, pronari i hotelit: Na detyrohet rreth 15 mijë euro. Zbulon kërcënimin e gruas nëse nuk paguan dasmën

01/07/2021 16:52

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një hotel në jug të vendit, ku një shtetas italian i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë historinë e tij të dashurisë por është larguar pa paguar lekët e dasmës.

Hoteli ka bërë denoncim në facebook, ku thotë se italiani akomodoi për një javë në këtë hotel dasmorët, organizoi ceremoninë martesore dhe në fund pagoi me një mandat banke të pakonfirmuar. Në emisionin “Shqipëria Live”, pronari i hotelit Vasil Bedinaj tha se do të bëjnë kallëzim në prokurori nëse italiani nuk dërgon paratë deri ditën e nesërme.

Sipas tij, shuma që i detyrohet hotelit është rreth 15 mijë euro ndërsa Bedinaj shtoi se italiani i ka thënë se po përpiqet të gjejë paratë pasi gruaja e ka kërcënuar me divorc.

Vasil Bedinaj: Që në ditët e para, kemi bërë të gjitha organizimet sa i përket eventeve. Nga mesi i javës, e kemi parë që diçka nuk shkon me dhëndrin, por duke qenë se strukturat tona e kanë më të rëndësishme që ti shërbejnë klientëve sepse nuk donin që një event i tillë të prishej se është imazh dhe për subjektin tonë dhe për klientët që ishin aty.

Gjithsesi nuk ka qenë cek fals, por një urdhër pagese banke, i pakonfirmuar por sic thashë më parë, dhëndri ka premtuar se çdo gjë është okej dhe është larguar po atë ditë. Nuk është bërë i gjallë deri ditën e djeshme në 9 të mëngjesit kur na ka telefonuar dhe na ka premtuar që do të bënte pagesën brenda kësaj jave, ndryshe do ta ndante gruaja prap. Është një incident shumë i izoluar, ishte person që i tejkaloi ato pritjet tona se si mund të reagojë një klient. E rëndësishme për ne është që eventi të përfundonte se ka pasur të ftuar të tjerë dhe në asnjë mënyrë subjekti jonë nuk do të prishë diçka.

Llogaritë i kishte bosh, po mundohet që të gjejë lekët dhe ti dërgojë. Mandat pagesat e bankave janë thjesht urdhër pagesa që mund t’i bëjë çdo kush nga telefoni. Ne e kuptuam këtë gjë, por 30-40 personat e ftuar nuk donin të shijonin diçka të keqe. Menduam se e besuam në njëfarë mënyre, ditën që iku i thamë presim të na dërgosh pagesën.

Janë shumë raste të rralla raste të tilla dhe shumë të izoluar. Do të presim deri ditën e premte dhe më pas do të bëjmë kallëzim në prokurori, ku prokuroria ka treguar gatishmëri të plotë. Ka pasur dhe makinë me qira edhe as atë nuk e ka paguar. Vetëm nëse vendos të ndahet nga gruaja dhe të mos vijë më në Shqipëri. Të treja faturat janë diku pranë 15 mijë euro.  Në shumë vite në këtë biznes, është hera e parë që më ndodh. Dyshuam se dhëndri ishte martuar 4 herë dhe ishte italian.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA