FOTOT/ Kishte humbur gjurmët prej një jave, gjendet e pajetë 29-vjeçarja franceze (DETAJE)

01/07/2021 16:46

Grupet greke të shpëtimit kanë përfunduar kërkimin për gjetjen e 29-vjeçares franceze, Violet Gigano, e cila prej 24 qershorit kishte humbur gjurmët. Ky kërkim përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme, me gjetjen të pajetë të të resë franceze.

Trupi i vajzës fatkeqe, e cila ishte edhe infermiere në Spitalin Universitar të Nantes, u gjet pasditen e sotme në një luginë rreth pesë kilometra nga Elafonissi. Vendi ku u gjet trupi i pajetë është afër plazhit Krios, vend ku u gjet edhe makina që 29-vjeçarja kishte marrë më qira.

Kryetari i Bashkisë së Kandanos-Selinos, Antonis Perrakis foli për protothema.gr dhe tha se: “Fatkeqësisht, vajza fatkeqe u gjet e vdekur në një përroskë, rreth 5 km larg nga vendi ku u gjet makina e saj, shumë afër fillimit të shtegut. Me shumë gjasa, vajza rrëshqiti dhe ra, por të gjitha këto do t’i mësojmë nga eksperti mjekësor më vonë”.

Ardhja në Greqi

Francezja 29-vjeçare mbërriti në Chania vetëm në 21 Qershor, në mënyrë që të shijonte një pushim të shkurtër. Ajo mori me qira një makinë dhe shkoi në një hotel në Paleochora, ku kishte rezervuar qëndrimin e saj. Pastaj ajo filloi të shëtiste në zonë për të shijuar peizazhin.

29-vjeçarja ishte e pranishme në rrjetet sociale duke hedhur herë pas herë foto dhe video nga ekskursionet e saj në zonë. Në të njëjtën kohë, ajo kishte kontakte me familjen e saj. Por kjo ndodhi deri më 23 qershor, pasi një ditë më pas ajo do të humbiste gjurmët. Familja e saj u përpoq të kontaktonte me të, por pa rezultat.

E reja kishte planifikuar që të largohej drejt Francës në 28 qershor, por asnjëherë nuk shkoi në hotel për të marrë gjërat. Familja e saj, me ndihmën e autoriteteve franceze, informoi EL.AS lokale, që filluan menjëherë operacionin e madh për të gjetur turisten.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel