Zjarri në malin e Tomorrit vazhdon të përhapet, kërkohet ndihmë nga ajri me helikopter

30/06/2021 20:35

Që prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme Malit të Tomorit persona të pa identifikuar i kanë vënë zjarrin kurorës me pisha në mal.

Terreni i vështirë ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha duke djegur një sipërfaqe të madhe të malit të Tomorit.

Deri më tani nuk ka shkuar asnjë nga forcat zjarrfikëse kjo si pasojë e terrenit të vështirë zonë shkëmbore ku është shpallur park kombëtar zonë e mbrojtur, prandaj kërkohet ndihmë nga ajri me helikopter.

Nëse nuk ndërhyhet sa më shpejt rrezikohet që i gjithë mali i Tomorit të shkrumbohet. Zjarri ka rënë në zonën e fshatit Lybeshë të njësisë administrative Polican. Nuk dihet ende se si ka rënë zjarri në këtë zonë shkëmbore.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel