Tre plumba në kokë muratorit shqiptar, arrestohen dy vrasësit italianë!

30/06/2021 17:04

Policia italiane ka prangosur dy persona si autorët e dyshuar të vrasjes së muratorit shqiptar, Avenir Hysaj, trupi i pajetë i të cilit u gjet me tre plumba në kokë marsin e këtij viti në Pocapaglia.

Arrestimet u kryen me urdhër të prokurorisë së Astit. Hysaj qe shpallur i zhdukur nga fmailjarët e tij në muajin shkurt, të cilët për këtë arsye kontaktuan edhe me autorët e emisionit, “Chi l`ha visto”?

Të dielën e 21 shkurtit, 34 vjecari kishte shkuar bashkë me prindërit kishte shkuar në një market për të blerë disa ushqime, por në kohën kur ata ishin në dyqan, ai është larguar dhe nuk u kthye më. Ai u gjet i pajetë një muaj më vonë, në një pyll jo shumë larg vendit ku ishte parë për herë të fundit.

Autopsia tregoi se qe ekzekutuar me tre plumba në kokë. Personat e dyshuar për këtë ngjarje janë italianë dhe pritet të dalin shumë shpejt para drejtësisë. Aktualisht, rëndojnë disa dyshime ata janë se anëtarë të familjes Luppino, që thuhet të jene eksponentë të ‘Ndranghetas’.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA