Tragjedia e Miamit/ Banorët: U ndërtua një kullë luksoze ngjitur, na tundej shtëpia

30/06/2021 14:05

Dy vjet e gjysmë përpara se ndërtesa ku ajo jetonte të shembje duke shkaktuar 11 të vdekur e 150 të zhdukur, banorja Mara Chouela kishte depozituar ankesën e vet më të fundit mbi projektin që po zhvillohej ngjitur me godinën.

Jemi të shqetësuar se kulla luksoze që po ngrihet përbri nesh, është shumë afër. Po gërrmohet shumë pranë pronës sonë dhe druhemi për strukturën e pallatit”, i shkruante ajo një zyrtari lokal, duke i dërguar bashkangjitur edhe fotot ilustruese.

Vetë, 28 minuta më vonë, zyrtari, Rosendo Prieto, thotë CNN, u përgjigj duke i thënë “se nuk ka asgjë për të verifikuar”. Tani, pas katastrofës së kullave Champlain, godina luksoze Eighty Seven Park po verifikohet me kujdes. Edhe banorë të tjerë të Champlain ishin ankuar prej ndërtimit të kullës fqinjë duke thënë se për këtë shkak, banesat e tyre lëkundeshin rregullisht. Grupi ndërtues i Eighty Seven Park këmbëngul se ndërtimi i saj nuk e ka shkaktuar e as ka kontribuar në shembjen që ndodhi në Surfside.

Por Washington Post thotë se normalisht, kulla superluksoze 18 katëshe nuk duhet të ishte lejuar të ndërtohej në një zonë ku maksimumi i lartësisë së lejuar për godinat, është 12 kate.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel