SHBA, 324 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

30/06/2021 18:18

SHBA ka regjistruar 324 viktima në 24 orët e fundit, duke e ccuar në 604.476 numrin e jetëve të humbura si pasojë e Covid-19.

Sipas të dhënave më të fundit, numri i infektimeve deri më tani ka arritur në 33.653.138, me 11.711 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,81 milionë raste të konfirmuara dhe 63.621 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 179 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 154 milionë dozën e dytë.

Top Channel