“Po erdhe në Shqipëri, do të presim kokën”/ Frikë për jetën, Grenell publikon mesazhin!

30/06/2021 17:32

Përplasjet e ish të dërguarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi lidhur me urimin që i bëri serbëve për Vidovdanin, nuk kanë përfunduar me reagimet e disa figurave të njohura, përfshirë dhe ish ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora.

Ato kanë vazhduar dhe ne rrjetet sociale. Grenell publikoi ne adresën e tij në Instagram kërcënimin e mbërritur nga një profil me emrin Bekin Xhika.

“Nëse vjen në Shqipëri do të presim kokën, jemi duke të pritur, ne nuk harrojmë, mbaje në mend”, thuhet aty. Ish zyrtari i lartë amerikan reagoi ndaj kërcënimit duke thënë se ai nuk reflekton popullin shqiptar, dhe se ky episod duhet raportuar në polici. Mjaftoi një postim i tij në rrjetet sociale, për të shkaktuar reagime të forta.

“Sot nderojmë heronjtë e Vidovdan. Në këtë ditë në 1389, filloi beteja kundër Osmanëve në Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për Princin Llazar dhe dëshmorët e shenjtë serbë”, thoshte përpara dy ditësh Grenell, e pas kësaj vërshuan kritikat ndaj tij dhe vërejtjet për pasaktësi historike.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA