Ndërron jetë ambasadori i njohur grek/ Ndërmjetësoi dialogun Greqi-Maqedoni e Veriut për çështjen e emrit

30/06/2021 17:29

Trupi diplomatik grek ka ndarë me qytetarët lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të diplomatit grek, Adamantios Vasilakis.

Vasilakis ishte një nga lojtarët kryesorë që ndërhyri për të zgjidhur çështjen e emrit me Shkupin, duke përfaqësuar Greqinë përpara të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për këtë çështje Mattheë Nimetz.

Në një njoftim përkatës të Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet:

“Ministria e Punëve të Jashtme vajton humbjen e Ambasadorit. Adamantiou Vasilakis, një diplomat i shkëlqyeshëm që nderoi atdheun e tij dhe ishte një model dhe burim frymëzimi për të gjithë ata që patën fatin ta takonin.

Ambasadori, Adamantios Vasilakis hyri në Shërbimin Diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme në 1972 dhe gjatë mandatit të tij shërbeu në poste kyçe në Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Në periudhën 2002-2007 ai ishte Përfaqësuesi i Përhershëm i Greqisë në Kombet e Bashkuara. Në 2005-2006 ai përfaqësoi Greqinë në Këshillin e Sigurimit të KB. Që nga viti 2007 ai ka qenë kryenegociatori i Greqisë në negociatat me të Dërguarin Personal të GGEE për nomenklaturën, M. Nimetz.

Ai i ka shërbyer Greqisë me ndershmëri, dinjitet dhe besim në detyrë. Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, udhëheqja politike dhe zyrtare e Ministrisë, si dhe kolegët e tij shprehin ngushëllimet e tyre të përzemërta familjes dhe të afërmve të tij”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel