Kandidati për kryetar të ri të PDK-së, Memli Krasniqi, në emisionin Pressing të T7, ka folir për vizionin e tij të ri për ta rikthyer PDK-në me besimin më të madh qytetar në vend.

Ai tha se për ta arritur këtë PDK duhet bëjë shumë punë dhe të hapet plotësisht për të rinjtë dhe gratë që e duan zhvillimin e Kosovës.

Ai tha se transformimi më i madh dhe zhvillimi më i madh i Kosovës ka ndodhur në shtatë vitet kur PDK ka udhëhequr me Qeverinë e Kosovës nga viti 2008 seri 2014.

Ai tha se gjatë qeverisjes së PDK’së, buxheti i shtetit është trefishuar nga 650 milionë euro sa ishte më 2007 në 2 miliardë euro më 2014.

“Të gjitha punët e mëdha në këtë vend janë bërë gjatë viteve 2008-2017, e veçanërisht gjatë viteve 2008-2014”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, puna e qeverive të tjera para PDK’së dhe pas saj, është pothuajse inekzistente.

“Nëse ndalemi dhe i shohim punët që i kemi bërë gjatë qeverisjes së PDK’së, unë ju them nëse flasim pa ngarkesat politike partiake, pse jo edhe ideologjike, në mënyrë të vlerësimit real, i shohim punët që janë bërë para 2007 dhe ato që janë bërë pas 2019’tës, pothuajse janë inekzistente”, është shprehur Krasniqi.

“Nuk është e tepërt me përmend, e kemi marrë buxhetin e Kosovës 650 milionë euro në vitin 2007 dhe ia kemi dorëzu Isa Mustafës me 2 miliardë, e sot është 2.2 miliardë. Ne e kemi trefishuar për shtatë vjet”, ka thënë Krasniqi.

“Të gjitha qeveritë tjera, nuk kanë arritur të rritin buxhetin as 20%”, shtoi Krasniqi.

Ai i ka ftuar delegatët e PDK-së që ta mbështesin të shtunën në Konventë vizionin e tij për rritjen e PDK-së dhe rikthimin e besimit qytetar për ti fituar zgjedhjet e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA