Kapen disa tonë kokainë e çanta me miliona euro, super operacion policor në Amsterdam!

30/06/2021 16:56

Policia holandeze sekuestroi afro 3 tonë kokainë dhe 11.3 milionë euro kesh, në një fermë në afërsi të aeroportit të Shipolit në Amsterdam.

Sasia e kokainës së kapur prej forcave të rendit llogaritet të ketë një vlerë tregu prej 195 milionë euro, dhe konsiderohet një ndër më të mëdhatë e konfiskuara ndonjëherë në vend. Efektivët sekuestruan po ashtu edhe 6 armë të kalibrit të ndryshëm, silenciatorë, municione, makineri për numërimin e parave si dhe disa objekte luksoze.

Policia u hodh në veprim pas disa informacioneve të marra në rrugë operative lidhur me një pronë të dyshimtë private në fshatin DeKwakel, pak kilometra larg aeroportit. Mendohet se droga vinte kontrabandë nga një rrjet në Amerikën Latine. Pas blicit, përfunduan në pranga dy persona, 54 dhe 29 vjeç. Holanda konsiderohet tashmë si një portë e rëndësishme hyrëse për drogat në në Europë; pjesa më e madhe e këtyre narkotikë besohet se kalojnë nga porti i Roterdamit.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel