Greqi, zbulohen talentet/ Krijohet ekipi i futbollit vetëm me emigrantë

30/06/2021 16:18

Edhe pse për shumë refugjatë, ishulli i Lesbosit është kthyer në fundin e ëndrrës së tyre europiane, pasi duket të destinuar të qëndrojnë atje, trajneri i futbollit, Evangelos Spanos pa u jep shpresë disave prej tyre.

Spanos, trajneri amator u futbollit më i njohur në këtë ishull, zbulon talentet nga Afrika e Azia duke i ndihmuar për një karrierë si profesionistë, thotë DW. Dhe ka arritur sukses me skuadrën e tij. Ekipi i ishullit sivjet vetëm për pak e humbi shansin të kualifikohej në ligën e dytë greke. E gjithë kjo edhe falë tre lojtarëve të rinj; të arratisur nga Afrika. Jo të gjithë janë dakord me këtë nismë të trajnerit megjithatë. Ka pasur edhe prindër grekë, që i kanë çregjistruar fëmijët e tyre nga ekipi i të rinjve, thotë Spanos.

“Ishte një problem. Por unë i thashë vetes, të bëjnë si të duan. Unë jam mësues. Dua t’u mësoj jo vetëm sportin të rinjve, por t’u përçoj atyre edhe vlerat e sjelljes. Si respektin dhe solidaritetin”, tha Evangelos Spanos.

Një prej të rinjve më aktivë në ekip, Paul Asema Yongio nga Kameruni i ka parë prindërit të vriten para syve të tij, ndërsa atë vetë e kanë torturuar. të gjithë këtë dhimbje megjithatë, përpiqet ta fashisë kur zbret në fushën e blertë.

Për të rinjtë, shumica e të cilëve janë arratisur vetëm pa prindërit drejt Europës, kjo është nga të paktat mundësi për të dalë një herë nga kampi. Kushtet në Karatepe janë shumë më të mira se dikur në Moria. Por ata kanë mbetur këtu të bllokuar. Shqyrtimi i kërkesës së tyre për azil mund të zgjasë me vite në Greqi.

Top Channel