Bosnje, refugjati gjendet i vdekur- emigrantët sulmojnë policinë!

30/06/2021 17:23

Gjetja e trupit të pajetë të një emigranti në kampin e përkohshëm Lipa, në veriperëndim të Bosnje e Hercegovinës, është pasuar nga përleshje të dhunshme mes emigrantëve dhe policisë.

Trupi u zbulua në pyllin afër kampit. Efektivët shkuan në vendngjarje bashkë me prokurorin e Prokurorisë së Kantonit Una-Sana, por aty u gjendën përballë një turme të egërsuar.

“Emigrantët nuk e kanë lejuar policinë të zhvillojë hetime derisa të mbaronte ceremonia fetare, ndaj kanë lëshuar gurë në drejtim të saj”, i tha Radios Europa e Lirë Deni Odobashic, bashkëpunëtor i Zyrës së Prokurorit në Una-Sana. Sipas Odobashic, viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje, megjithatë do të pritet rezultati i autopsisë. Nga përleshjet në kampin Lipa mbetën të plagosur të paktën dy policë.

Përleshjet erdhën pasi Shoqata boshnjake “Solidariteti” publikoi në faqen e saj në Facebook disa regjistrime të emigrantit të vdekur. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin rreth 3,200 emigrantë dhe refugjatë – shumica nga Lindja e Mesme – ndodhen aktualisht në qendrat e pritjes në Bosnje.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA