Tensione me Nato-n, Rusia nxjerr në det “përbindëshin bërthamor” që “fshin” aleatët!

29/06/2021 11:45

Rusia nxori për herë të parë në det përbindëshin e saj atomik, nëndetësen e re të pajisur me armë bërthamore që me një goditje, mund të shkatërrojë aeroplanmbajtëse apo qytete të tëra.

“604 Belgorod” konsiderohet nëndetësja më e madhe e ndërtuar në 30 vitet e fundit. Me një gjatësi prej 184 metrash, ajo është e armatosur me 6 silurë ndërkontinental Poseidon, e mund të veprojë dhe si anije-mëmë për nëndetëse më të vogla.

Silurët mund të mbajnë koka bërthamore dhe kanë rreze të pakufizuar veprimi. Ata vetë janë 24 metra dhe po shpërthyen në ujë, shkaktojnë një tsunami radioaktiv që do të kërcënonte qytetet bregdetare me dallge gjigande. Me një shpejtësi prej 70 nyjesh detare, e aftë të mbërrijë thellësinë 1000 metra, asnjë nga armët ekzistuese nuk i kundërvihet dot kësaj nëndetëseje, thonë ekspertët.

Belgorodi është planifikuar po ashtu të kthehet në elementin qendror për sulme të mundshme klandestine ruse kundër kabllove të nënujshme perëndimore të internetit.

Ajo mund të transportojë mini-nëndetëse të pajisura me krahë robotike që do ta dëmtonin apo edhe prisnin krejtësisht një kabllo të tillë. Marina ruse e ka testuar prej disa ditësh Belgorodin në Detin e Bardhë. Përurimi i tij erdhi vetëm pak pas incidentit me destrojerin britanik në Detin e Zi, dhe stërvitjes masive ushtarake ndërkombëtare në zonë, që u konsiderua si provokim nga ana e Moskës.

Top Channel