Sy me sy me peshkaqenin e bardhë 4 metra, i riu tregon tmerrin: Pashë thellë në shpirtin e tij…

29/06/2021 16:53

“Pashë shpirtin e tij”. 25 vjecari Alex Dodds, ka folur për herë të parë për momentin kur u sulmua nga një peshkaqen i bardhë 4 metra i gjatë teksa peshkonte në veri të Perth-it, në Australi.

Nga sulmi, ai doli me këmbën të shqyer në pjesën poshtë gjurit aq sa u deshën më shumë se 100 qepje. Po të mos ishte për një mik të guximshëm që i erdhi në ndihmë, Alex ndoshta sot nuk do ta tregonte dot vetë atë cast tmerrues.

“Ajo gojë aq e madhe, dhëmbët e frikshëm, bishti që përplasej me egërsi dhe po vinte drejt meje. Në ato momente sikur u mpiva, dhe i pashë sytë; m’u duk sikur po shihja thellë në shpirtin e tij. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Tani thjesht mendoj se me fat isha që shpëtova gjallë”, thotë 25 vjecari.

Miku i tij, Brodie Paino ishte vetëm disa metra larg kur ndodhi sulmi. Ai tha se e qëlloi peshkaqenin me një shtizë, duke e larguar dhe në të njëjtën kohë tërhoqi nga këmba shokun e vet, me të cilin notoi deri tek anija.

Ka pasur disa sulme peshkaqenësh këtë vit në perëndim të Australisë, përfshirë atë të një tjetër peshkatari i cili gjithashtu u kafshua në këmbë dhe sulmin ndaj një djali 10 vjeç.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA