Shembja e pallatit në Miami/ Familjet thërresin emrat e të humburve, punonjësit hapin tunel 40m për gjetjen e të mbijetuarve (fotot)

29/06/2021 16:29

Familjarët e një studenteje të humbur pas shembjes së apartamentit të saj në kompleksin në plazhin e Miami, thërrisnin sot emrin e saj me shpresë se do i dëgjonte.

Ndërkohë grupet e shpëtimit kishin gërrmuar një tunel më shumë se 40 metra të gjatë me shpresë për të kërkuar të mbijetuar mes rrënojave të shembjes katastrofikë të natës së të enjtes.

Nicole Langsfeld dhe bashkëshorti i saj Luis Sadovnic janë mes të paktën 150 njerëzve të humbur, teksa anëtarët e familjes së saj dëgjoheshin t’i thërrisnin emrin mes rrenojave.

Gazetari i CNN Faith Karimi tha: “Xhaxhai i Nicole Langsfeld më tha se me radhe ata thërrisnin emrin e saj për të dëgjuar ndonjë reagim nga poshtë rrënojave”.

Grupet e shpëtimit thonë se po punojnë 24 orë pa pushim në vendngjarjen e shembjes së kullës së apartamenteve luksoze Champlain, dhe kanë hapur një tunel 40 metra të gjatë e 7 metra të gjerë në mes të rrënojave.

Kjo u lejon grupeve të shpëtimit të hyjnë në shtresat e apartamenteve të shembura, ku mund të gjenden të mbijetuar mes hapësirave.

Presidenti Joe Biden ka nënshkruar sot një deklaratë emergjence për ndërtesën e shembur duke urdhëruar dhënie të asistencës federale në zonë.

Deklarata siguron që plazhi Miami Beach të rekuperojë disa nga kostot për shërbimet e kerkuara te emergjencës.

Top Channel