Helikopteri i presidentit kolumbian goditet me breshëri armësh, publikohen pamjet

29/06/2021 10:37

Helikopteri ushtarak që transportonte presidentin kolumbian Iván Duque mendohet se u godit me breshëri armësh.

Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë helikopterin që fluturon mbi një qytet në departamentin e Norte de Santander afër kufirit me Venezuelën të premten.

Nga videoja e realizuar nga banorët, dhjetëra të shtëna u dëgjuan  në drejtim të tij, përpara se të arrinte në mënyrë të sigurt në Aeroportin “Camilo Daza në Cúcuta”.

Presidenti Duque u shoqërua nga ministri i Brendshëm, Daniel Palacios, ministri i Mbrojtjes, Diego Molano, guvernatori i departamentit Norte de Santander, Silvano Serrano dhe disa zyrtarë të tjerë vendas.

Për fat të mirë, askush nga udhëtarët në helikopter ose ekuipazhi i fluturimit nuk u plagos.

Molano të dielën tha se komploti për të rrëzuar helikopterin mund të jetë realizuar nga Ushtria Nacionalçlirimtare, grupi më i madh i mbetur rebel në kombin e Amerikës së Jugut  së bashku me disidentët e Frontit 33 të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) dhe trafikantëve të drogës dhe kriminelë që veprojnë në Norte de Santander.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel