Bali, 6 të vdekur dhe disa të zhdukur si pasojë e fundosjes së një trageti

29/06/2021 22:50

Të paktën gjashtë persona humbën jetën pasi një traget u fundos në ujërat e ngushticës së Balit.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Balit, Gede Darmada, tha se viktimat janë katër gra dhe dy burra.

Deri më tani, të paktën 44 persona janë evakuuar në mënyrë të sigurt.

Darmada tha se anija ‘KMP Yunice’ mbante 53 persona, gjegjësisht 41 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 12 personash.

Ekipi i shpëtimit po përpiqet të gjejë viktimat e mbetura në zonën përreth vendit të fundosjes.

Siç raportohet, anija u fundos rreth orës 19:20 sipas kohës lokale derisa ishte gati të ankorojë në limanin ‘Gilimanuk’ në Bali.

Anija u nis nga Ketapang, Java Lindore, për në ‘Gilimanuk’, Bali, si dhe thuhet se u tërhoq nga rrymat dhe më pas u fundos.

Top Channel