
Në Gjirokastër u mbajt kampionati i katërt kombëtar i bodybuilding natyral.
Sporti që kërkon trajnim sistematik për të formuar natyralisht linja fizike ka një numër të madh ndjekësish edhe në Shqipëri megjithatë sportistët kërkojnë mbështetje jo vetëm për eventet e tyre por edhe për njohjen më të gjerë të këtij sporti. Në kampionat morën pjesë në kategorinë bodybuilding fizik 18 sportistë nga tri grupmosha nën 18 vjeç, 18-21 vjeç dhe mbi 21 vjeç si dhe pati disa çmime.
Ndërkaq, Nikolla Muço disa herë kampion kombëtar dhe fitues i disa çmimeve ndërkombëtare në bodybuilding tërhoqi vëmendjen për problemin e dopingut dhe përdorimit në masë të steroideve çka është duke dëmtuar sportin, përpjekjet dhe mundin e qindra atletëve.
Sporte si bodybuilding dhe fitnes do të vijojnë ta përfaqësojnë Shqipërinë në eventet ndërkombëtare të këtij viti në të gjitha kategoritë.
Top Channel