E kapi plumbi qorr në ditën e parë të punës/ Gazetari: Ishte autik, ka edhe një vëlla më të madh

28/06/2021 17:10

Gazetari Bepin Kolvata ka zbuluar detaje të reja mbi jetën e 20-vjeçarit Musaen Zenelit, i cili humbi jetën gjatë përplasjes me familjeve Gocaj e Ferracaku në Velipojë për ndarjen e disa shezlloneve.

Krejt i pafajshëm, i riu u gjend fatkeqësisht në momentin e gabuar e në vendin e gabuar. Ai sapo kishte mbyllur ditën e parë të punës, por plumbat e sherrit mes dy familjeve  i morën jetën.

Në emisionin “Shqipëria Live”, Kolvata tregoi se ka një vëlla rreth 3 vite më të madh dhe të dy kishin shenja të autizmit.

Bepin Kolvata: Është një familje që jeton në hyrje të qytetit të Shkodrës, në zonën e Bahçallekut në kushte tejet të vështira ekonomike. Vetëm nëna ka punuar deri më sot dhe dita e parë për të u kthye dhe në ditën e fundit të jetës tragjikisht. Ka dhe një vëlla, rreth 3 vite më madh. Të dy kanë probleme me autizmin, të paktën kjo është vërtetuar për shkak të ndjekjes mjekësore që i është bërë nga ana e specialistëve.

Ndër të tjera, Kolvata shpjegoi se ka qenë brenda mjediseve të hotelit kur njoftoi pronarët për mbërritjen e pjesëtarëve të familjes Ferracaku dhe prej shkëmbimit të pakontrolluar të armëve të zjarrit, 20-vjecarin e kapi plumbi qorr.

Bepin Kolvata: Hoteli ka një pjesë që është përdorur si verandë me vendosjen e tavolinave dhe gjatë mbrëmjeve të verës kanë qëndruar pushuesit në mes të pishave. Në momentin që ka qenë brenda mjediseve të hotelit duke punuar, duke bërë mbylljet dhe ka pikasur pjesëtarë të familjes Ferracaku, ka shpejtuar për të njoftuar pronarët dhe ku ka ndodhur shkëmbimi, nga të shtënat e pakontrolluara, e ka kapur plumbi duke mos arritur të shpëtojë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA