Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll Administrata amerikane pohoi se nuk ka shpjegim për dhjetëra objekte të paidentifikuara fluturuese që janë parë nga pilotët ushtarakë.
Raporti i Pentagonit, i lëshuar së fundi, flet për 144 pretendimeve për fenomene te tilla të tilla, që paraqitura që prej 2004-tës, dhe të gjitha, me përjashtim të një rasti të vetëm mbeten të pasqaruara.
Dokumenti nuk e përjashton mundësinë që objektet të jenë jashtëtokësore. Ishte Kongresi që e kërkoi këtë raport pasi ushtria amerikane pranoi se janë parë një sërë objektesh duke lëvizur në mënyrë të çrregullt në qiell. Në komunitetin e inteligjencës, askush nuk e përdor më termin UFO.
Ata flasin për Fenomene të Paidentifikuara Ajrore, apo UAP, dhe ky ndryshim i emrit, sinjalizon sipas National Geographic se qeveria e SHBA-së po e merr seriozisht këtë situatë. Objekte fluturuese me aftësi të çuditshme aerodinamike janë pikasur nga pilotë, në radarë e madje edhe me sensorë me rreze infra të kuqe. Rastet më të famshëm janë nga 2004, 2014 dhe 2015. Edhe pse pa përgjigje, raporti u përshëndet nga personeli ushtarak që është kthyer në dëshmitar të këtyre fenomeneve.
“Na kanë tallur e vënë në lojë aq shumë, sa tani e presim me lehtësim të madh faktin që dikush po interesohet për t’i shkuar kësaj çështjeje deri në fund, thotë ish piloti i marinës amerikane, Alex Dietrich, që pa një UFO në 2004-tën, ndërsa shton se tashmë duket se ka ndjesi urgjence nëse kjo mund të përbëjë një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Top Channel