Ky është qytetari, i cili ndërsa ishte duke udhëtuar drejt jugut për fundjavë, pa e njohur familjen Gushi ka ndaluar tek vendi aksidentit dhe ka vendosur një tufë me lule.
Ai shprehet se e aksidentin tragjik e dëgjoi dje nga lajmet dhe se ai vetë sëbashku me familjen u ndje shumë i tmerruar.
Po ashtu ai tregoi se edhe mbesa e tij vetëm 3 vjeç filloi të qante kur kuptoi se shoferët ecin shpejtë dhe ka të tilla ngjarje e pasoja të rënda.
Ai i ka bërë apel të gjithë të rinjve, por jo vetëm që të ecin avash dhe mos ta tejkalojnë shpejtësinë, të zbatojnë rregullat e qarkullimit se marrin në qafë jetë njerëzore.
Sikurse shihet edhe nga pamjet ishte vetë mbesa e tij 3 vjeçare që ka shkuar dhe ka vendosur tufën me lule në vendin e aksidentit tragjik ku u shua familja Gushi.
Top Channel