Një banesë është shkrumbuar nga flakët në lagjen Savër të Lushnjës, mëngjesin e ditës së sotme.

Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati rreth orës 07:00 dhe shkak dyshohet se ka qenë një rrjedhje në bombolën e gazit, që ishte në punë.

Menjëherë familjaret kanë njoftuar forcat zjarrfikëse, të cilat bën të mundur fikjen e zjarrit. Sikurse shihet edhe nga pamjet si pasojë e flakëve janë djegur disa orendi shtëpiake.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA