Me trëndafil të bardhë në dorë…/ Dalin imazhet e babait dhe vajzave që humbën jetën në aksidentin tragjik (FOTO)

25/06/2021 12:22

Familja prej katër anëtarësh u shua mëngjesin e sotëm në një aksident tragjik në rrugën Fier-Vlorë. Si pasojë i përplasjes me një automjet tip “Audi”, anëtarët e familjes që po udhëtonin me mjetin tip “Toyota” ndërruan jetë.

Viktimat janë identifikuar si Eduart Gushi, Silvana Gushi, Anastasia Gushi dhe Eva Gushi. Top Channel ka siguruar imazhet e babait teksa i dhuron një trëndafil të bardhë njërës prej vajzave.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Eduardi, babai i dy vajzave të mitura 14 dhe 9 vjeçe ishte emigrant prej 20 vitesh në Greqi. Ata kishin ardhur në Shqipëri për pushime.

Por paraprakisht do të shkonin në shtëpinë e prindërve të vajzës në një fshat të Vlorës e prej andej do të nisnin pushimet. Në shtëpinë e Eduardit në fshatin Dukas të Patosit nuk jeton askush pasi edhe prindërit e tij jetojnë në Greqi.

Ndërkohë, tre personat që ishin duke udhëtuar në automjetin tip “Audi” dhe që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore ishin nga Tirana. Ata janë identifikuar si Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi.

Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

FOTO GALERI
13/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA